Eksperte në Estetikën Mjekësore

“Me një përvojë të gjatë dhe trajnime të specializuara ndërkombëtare, Dr. Lirie Domi është e njohur për qasjen e saj profesionale, diskrete dhe të personalizuar ndaj trajtimeve estetike. E përkushtuar për të sjellë rezultate natyrale dhe të sigurta për çdo klient.
Dr. Lirie Domi ka përfunduar studimet në mjekësi dhe më pas është specializuar në fushën e estetikës mjekësore, duke ndjekur trajnime të avancuara në qendra prestigjioze evropiane. Ajo është pjesëmarrëse e rregullt në konferenca ndërkombëtare të mjekësisë estetike dhe ndjek nga afër zhvillimet më të fundit në teknikat e reja të trajtimeve estetike.
Puna e saj karakterizohet nga kujdesi maksimal për detaje, komunikimi i hapur me klientët dhe vendosja e sigurisë dhe natyrshmërisë si përparësi kryesore. Me duart e saj të sigurta dhe përvojën e fituar ndër vite, Dr. Lirie Domi ka fituar besimin e qindra pacientëve të kënaqur në Kosovë dhe më gjerë.”